TIRANE

Ditën e djeshme çifti i njohur i shoëbizit Miriam Cani dhe Alban Skënderaj habitën të gjithë fansat e tyre kur postuan në rrjetet sociale foto nga martesa e tyre në Maldive.


Që të dy postuan në profilet përkatëse disa foto të shkëputura nga martesa e tyre në bregdet dhe e shoqëruan me një status të gjatë me fjakët më të ndjera dhe më të ëmbla për njëri tjetrin.


  • foto galeri
  • foto galeri

Të shumta ishin urimet që çifti mori nga personazhet Vip. Mirëpo, ashtu si shumë fansa edhe këngëtari i njohur Renis Gjoka ka një pyetje për çiftin. Ai e ka pyetur Albanin në komente se nëse do të ketë një dasmë shqiptare, ku do ta digjnin fare.


‘Urime! Kur do e djegim?”, e ka pyetur Renisi, ndërkohë që Albani nuk ka ngurruar dhe është përgjigjur menjëherë. ‘Shumë shpejt’- duke nënkuptuar që së shpejti mund të ketë dhe në dasmë në Shqipëri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb