KORÇË

Një drekë nën hijen e pemëve, në ajër të pastër e në freskinë e Birrës Korça, me ushqime tradicionale, në atmosferën e festës së birrës, e cila i ka dhënë gjallëri e ngjyra qytetit të serenatave.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Stafi i News24 që mbulon edicionin e 13-të të Festës së Birrës, ka kaluar disa orë pushimi, duke shijuar freskinë e birrës së parë shqiptare, pikërisht në shtëpinë e Birrës, në Korçë.


Nuk mund të mungonte mikpritësi, Presidenti i Hysenbelliu Group z.Irfan Hysenbelliu e së bashku kanë folur jo vetëm për detajet e festës që do të transmetohet ‘live’ këto ditë në News24, por edhe për projektet e afërta për zhvillimin e grupit dhe televizionit News24. Mes batutave, humorit e miqësisë, z.Hysenbelliu, gazetarët, operatorët dhe stafi i News24 kanë ndarë ide e mendime për punën e përditshme.


Sot News24, fillon transmetimin ‘live’ të festës së birrës nga ora 21:00 dhe për ata që do kishin dashur të ishin pjesë e netëve korçare duke shijuar një gotë birrë Korça të ftohtë por nuk kanë mundur, mund ta ndjekin nëpërmjet ekranit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)