Dimri nuk ka ardhur ende në europë por klubet e mëdha kanë nisur të mendojnë për lëvizjet e radhës në merkaton e janarit, një mundësi për të korrigjuar ato problemet të shfaqura në këtë fillim sezoni. Elseid Hysaj mbetet një emër fiks në merkaton e Serie A, një lojtar që dëshiron të largohet nga Napoli, është në skandencë të kontratës dhe është një opsion i mirë për disa ekipe.

Hysaj 1
Hysaj 1

Roma ka shprehur publikisht dëshirën për të transferuar në kryeqytet mbrojtësin kuqezi, por sipas “Corriere dello Sport”, në garë për të siguruar shërbimet e Hysaj është futur edhe Juventus. “Zonja e Vjetër” kërkon një alternative për Alex Sandro, një futbollist i cili mund të luaj në të dy krahët. Emri i parë në tavolinën e drejtuesve të Juves është ai i Emerson Palmieri ndërsa së fundmi në listë ka përfunduar edhe Hysaj.

Sarri Hysaj
Sarri Hysaj

Futbollisti shqiptar është një beniamin i Sarri, trajneri i cili e bërë të famshëm dhe promotori i tij më i madh. Hysaj nënvizon “Corriere dello Sport” kërkon të ndryshoj ambient por për shërbimet e tij është futur fuqishëm në garë edhe Roma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb