Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i zhdukur të hënën pas një aksidenti ajror, është vetëm futbollisti i radhës që ka pësuar një tragjedi ajrore. Shanset për ta gjetur të gjallë lojtarin e Kardif Sitit janë zbehur, ndërsa në kujtesën e të gjithë tifozëve janë rikthyer dramat e ngjashme të viteve të shkuara. Ja cilat janë ato:

Torino (1949)

Në pasditen e 4 majit të vitit 1949, qyteti i Torinos është i pushtuar nga mjegulla. Shikueshmëria e dobët bëri që avioni, i cili transportonte ekipin e Torinos, të përplasej me kodrën e Supergës. Kampionët e Italisë po ktheheshin nga një ndeshje miqësore në Lisbonë. Të 31 pasagjerët mbetën të vdekur në këtë katastrofë ajrore. 18 ishin lojtarë, tetë prej të cilëve pjesëtarë të ekipit përfaqësues. Në këtë mënyrë tragjike u shua një nga skuadrat më të mira që ka njohur historia e futbollit italian, Grande Torino.

Mançestet Junajtid (1958)

Duke u kthyer nga Beogradi pas një ndeshjeje të vlefshme për Ligën e Kampioneve, ekipi i Mançester Junajtid, dy herë radhazi kampion i Anglisë, bëri një ndalesë në Mynih më 6 shkurt të vitit 1958. Në Bavari bie borë. Pasi u furnizua me karburant, avioni i tipit “Airspeed Ambassador” del në pistë që të ngrihet në fluturim dhe tenton dy herë, por pa sukses. Në tentativën e tretë, piloti do të njoftojë kullën e kontrollit se kjo ishte tentativa e fundit, por avioni do të frenohet nga një shtresë e dendur dëbore dhe do të përplaset në fund të pistës duke shkaktuar vdekjen e 20 personave, tetë prej të cilëve lojtarë të Mançester Junajtid.

Danimarka (1960)

Danimarka ka përjetuar një dramë të rëndë më 16 korrik të vitit 1960, kur tetë lojtarë të skuadrës përfaqësuese humbën jetën në momentin e ngritjes së avionit nga pista e Kastrupit.

The Strongest (1969)

Gjatë kthimit nga një ndeshje miqësore, ekipi bolivian The Strongest, përplaset më 26 shtator 1969. 17 lojtarë dhe 3 antarë të stafit mbetën të vdekur. Aksidenti u shkaktua nga gabimi i pilotit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tashkent (1979)

Një avion Tupolev që transportonte skuadrën e futbollit të Tashkenit, përplaset në ndërmjet Minskut dhe Tashkenit më 11 gusht të vitit 1979. Askush nuk mbijetoi nga kjo katastrofë.

Alianza Lima (1987)

Më 8 shtatot të vitit 1987, 43 lojtarët e Alianza Limës, skuadra më e vjetër dhe më e famshme e Perusë, vdiqën pas një aksidenti kur një Fokker F-27 i marinës peruane, ra në det pak para mbërritjes në Lima.

Zambia (1993)

Janë eliminatoret për Kupën e Botës 1994 dhe ekipi kombëtar i Zambies shkon drejt Senegalit më 27 prill të vitit 1993. Një avion ushtarak ka për detyrë t’i çojë në destinacion. Pas një qëndrimi në Libervil, avioni riniset dhe merr zjarr menjëherë pas ngritjes duke u përplasur më pas në bregun gabonez. Krejt ekipi i Zambies dhe stafi mbetën të vdekur në këtë aksident.

Omali Aimuanmuosari (1994)

Më 18 shtator të vitit 1994, pas katër përpjekjeve për t’u ulur në aeroportin e Tamanrasetit për shkak të motit të keq dhe gati një orë e gjysmë fluturim qark aeroportit, një avion BAC One-Eleven i kompaionsë Oriental Arilines, përplaset në tokë. Të gjithë pasagjerët mbetën të vdekur, përfshirë dhe një lojtar nigerian, Omalie Aimuanmuosari.

Metju Harding (1996)

Zv/presidenti i çelsit, Metju Harding mbetet i vdekur pas një aksindeti me helikopterin që po e kthende në Londër pas një ndeshjeje në Bolton. Një nga tribunat e “Stamford Bridge” sot quhet “The Matthë Harding Stand”.

Togo (2007)

Më 2 qershir të vitit 2007, 22 persona, prej të cilëve 13 togolezë, mbetën të vdekur pas aksidentit të një helikopteri në Fritaun. Mes të vdekurve ishin dhe disa përfaqësues të Federatës Togoleze të Futbollit dhe ministri i sporteve, Rishar Atiope.

Fernandao (2014)

Ish-sulmuesi brazilian i Olimpikut të Marsejës, Fernandao 36 vjeç, mbetet i vdekur pas një aksidenti të një helikopteri më 7 qershor të vitit 2014, teksa po udhëtonte që të komentote një ndeshje të vlefshme për Kupën e Botës në Brazil.

Capekoense (2016)

Më 28 nëntor të vitit 2016, fluturimi 2933 i LaMia Airlines që nisej nga San Paolo drejt Rionegros, përplaset. Në bord ishin 77 persona, përfshirë dhe ekipin e çapekoenses, që do të shkonte të luante në finalen e Kopa Sudamericana përballë Atletiko Nacionalit. 19 lojtarë të ekipit brazilian mbetën të vdekur.

Vikai Srivadanaprabha (2018)

Pas një ndeshjeje shtëpiake të Leister Sitit kundër Uest Hemit më 27 tetor, pronari i tij, tajlandezi Vikai Srivadanaprabha, mori si gjithmonë udhëtimin me helikopterin që nisej nga fusha e stadiumit “King Poëer”. Por fatkeqësisht helikopteri rrëzohet në parkingun e automjeteve menjëherë pas ngritjes dhe presidenti i Leister Sitit mbetet i vdekur në aksident.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb