Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë mbrëmje me urdhër të SPAK.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Çyrbja nuk akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për një çështje tjetër.
SPAK ka ngritur ndaj Çyrbjas një sërë akuzash. Ai akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
“Jurgis Cyrbja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit””, thuhet nga SPAK.
(Balkanweb)