Përveç panikut të krijuar nga tërmetet, një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në lokalin “Belmondo”, në kryeqytet.

“BalkanWeb” sjell video, ku shihen zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në rrugë janë një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë dalë jashtë të frikësuar.

Lokali ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë në një kondicioner.

“BalkanWeb” raportoi pak më parë që shumë qytetarë të kryeqytetit kanë vendosur të kalojnë natën jashtë nga frika e tërmeteve, pasi vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i cilësuar ky si tërmeti më i fortë i dekadave të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb