ROMË– Rreth 10 rajone që kanë kërkuar dekretimin e gjendjes së katastrofës natyrore, dëme të konsiderueshme në bujqësi si edhe Roma, me rreth tre milionë banorë, që racionon ujin e pijshëm.

Italia po përballet me një prej thatësirave më të rënda të këtyre dekadave të fundit.

”Gjatë kësaj vere të thatë, Italisë i mungon ekuivalenti prej 20 miliardë metra kub ujë, rreth sa ekuivalenti i liqenit të Komos”, theksojnë ekspertët.

Në plan kombëtarm temperatura mesatare që prej fillimit të vitit janë rritur me 0,9 gradë nga norma normale sezonale.

Sipas shërbimeve meteorologjike kombëtare, Italia ka regjistruar pranverën më të butë dhe të dytën më të thatë që prej 60 vitesh, gjë që ka shkaktuar një mungesë shirash prej 33 për qind në raport me mesataren në gjashtë muajt e parë të vitit.

“Të mos krijojmë alarm, ne kemi shmangur deri tani situatat e urgjencës në sajë të punës tonë të mbikëqyrjes dhe do të vazhdojmë në funksion të zhvillimit të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme”, deklaroi ministri italian i Mjedisit, Gianluca Galletti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: