Fakt është që Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, në përfundim të kontratës, por është ende e paqartë se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Prej kohësh flitet që në stolin e “mbretërorëve” do të ulet ish futbollisti i tyre, trajneri aktual i Bayern Leverkusen, Xabi Alonso, por në Spanjë kanë dhe një version tjetër, më të bujshëm.

Mou
Mou

Sipas Mundo Deportivo, mes emrave për pasuesin e Ancelottit tashmë është përfshirë edhe Jose Mourinho. Tekniku portugez ka një kontratë me Romën deri në 2024, por sipas mediave vështirë se mund të përfundojë këtë sezon. Nëse ky rikthim i Mourinho-s në Madrid do të behej realitet, do të ishte një rikthim i bujshëm pas 10 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb