Çështja “Xhaka” ka shkundur Arsenalin me tifozët që kërkojnë “kokën” e shqiptarit të “topçinjve” për të shfryrë dufin e tyre për startin e radhës shumë të dobët të skuadrës londineze, që e sheh atë larg kreut dhe mbi të gjitha larg formës së jashtëzakonshme të Liverpulit kryesues.


Sipas “The Sun” jo vetëm shqiptari i Zvicrës, por edhe trajneri Unai Emeri është në fije të perit. Krerët e klubit janë të pakënaqur me performancat e skuadrës, por mbi të gjitha me situatat e pamenaxhuara mirë në dhomat e zhveshjes dhe kërkojnë të ndryshojnë..


Emri më i lakuar është ai i Zhoze Murinjos, me portugezin që është pa ekip prej dhjetorit të shkuar që pas shkarkimit nga Manccester Junajtid. Gjithsesi, një trajner ambicioz si “Special One” zor se do të pranonte të ulej në stol pa një strategji milionere në merkato.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb