Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Trump kritikoi vendimin e presidentit amerikan në largim Joe Biden për të falur djalin e tij Hunter Biden, duke e cilësuar aktin si “një abuzim dhe vendim të gabuar”.
Trump e krahasoi këtë vendim të Bidenit me vendimin në të cilin protestuesit që morën pjesë në trazirat në Capitol Hill më 6 janar 2021 u dënuan me disa vite burg.
“A përfshin falja e Joe Biden për Hunterin pengjet e 6 Janarit, të burgosur për vite?” Çfarë abuzimi dhe vendimi i gabuar”, tha Trump, raportoi ABC.
Kujtojmë se presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden njoftoi më herët se fali zyrtarisht djalin e tij Hunter, i cili ishte në pritje të dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje dhe evazion fiskal.