MEKSIKO- Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden kritikoi sot fjalimin anti-meksikan të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, duke e cilësuar si të rrezikshëm, gjatë një vizite në shtetin fqinj.

“Disa retorika që vijnë nga disa kandidatë presidencial nga ekipi tjetër janë, mendoj, të rrezikshme, të dëmshme dhe jashtëzakonisht të pamenduara”, deklaroi Biden për fjalët e Trump, i cili kishte deklaruar se do të ndërtojë një mur në vend të rrethimit aktual me tela mes Meksikës dhe SHBA-së nëse do të zgjidhet.

Duke u shprehur në krahë të ministrit meksikan të Financave dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë, Joe Biden shtoi se “Ai nuk përfaqëson aspak, por krejtësisht aspak shumicën e amerikanëve”. Zëvendëspresidenti amerikan ndodhet në Meksikë në një vizitë dy ditore, me rastin e negociatave tregtare mes dy vendeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: