SHBA
Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai ka kaluar zyrtarisht 270 vota elektorale duke shkuar në 290.
Sipas mediave amerikane, Biden ka fituar fushë-betejën e Pensilvanisë që i siguron 20 vota elektorale, aq sa për të tejkaluar limitin prej 270 votash elektorale që i duhen për t’u shpallur President si dhe Nevadan ku ka qenë në avantazh por priste vetëm zyrtarizimin e fitores për të marrë 6 votat elektorale.
Priten ende rezultatet e në disa shtete të tjera si Georgia dhe Karolinën Veriore ku ende vijon numërimi teksa edhe në Georgia Biden është në avantazh teksa nuk përjashtohet një përmbysje në shtetin tjetër.
Trump ka paralajmëruar se i ka fituar zgjedhjet, por ato janë manipuluar, teksa duket se do i çojë me të gjitha gjasat në Gjykatë. Në rast konfirmimi, Biden do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA, teksa Trump e mbyll rrugëtimin e tij me vetëm 1 mandat 4-vjeçar.
Kush është Joe Biden
Ish-nënkryetari 77-vjeçar është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur. Joe kishte tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau , Hunter dhe Naomi. Teksa Biden ishte senator në 1972, gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident automobilistik, ndërsa dy djemtë e tij, ishin në makinë por mbijetuan.
Disa vjet më vonë, Joe u takua me gruan e tij aktuale Jill Biden. Ata u martuan në qershor të vitit 1977 në kishën e Kombeve të Bashkuara në Neë York City, dhe sollën në jetë vajzën, Ashley, në 1981.
Senator me 6 mandate nga shteti i Delauerit, Biden u zgjodh për herë të parë në vitin 1972. Ai garoi për herë të parë për president në vitin 1988, por u tërhoq pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalimi nga lideri i atëhershëm i laburistëve britanikë, Neil Kinnock.
Në hapat e para të karrierës, ai u rendit përkrah komunitetit me ngjyrë që kundërshtonte urdhrin e gjykatës që autobusi i shkollave të ishte vetëm për nxënësit e bardhë.
Ndërkohë, si kryetar i komisionit gjyqësor të Senatit në vitin 1991, ai mbikëqyri vendimet e Gjykatës Supreme.
Biden ka qenë gjithashtu një avokat i spikatur i draftit antikrim të vitit 1994, që sipas një pjese të së majtës, inkurajoi dënimet e gjata dhe burgimet në masë.
(BalkanWeb)