Dy foto, dy reagime të ndryshme se si Donald Trump e shikoi fjalimin e Joe Biden, ku ky i fundit dha sqarime se pse ai u largua nga gara presidenciale.

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit, pas një takimi në Karolinën e Veriut. Në foton e parë, të realizuar nga fotografi i New York Times, Doug Mills, ish-presidenti shikon në një ekran televizori me vëmendje, ndërsa Joe Biden flet nga Zyra Ovale.


Në foton e dytë, nga këshilltari i tij Chris LaCivita, Trump ka kthyer shpinën nga Biden, në dukje i pashqetësuar për atë që ka për të thënë.

Më pas LaCivita teksa ka publikuar foton, kujton thënien e Trumpit: “Joe, je pushuar nga puna!”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: