Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner është finalizuar.
Këngëtari dhe ish-aktorja britanike kanë zgjidhur kushtet dhe një gjykatës ka nënshkruar, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ-ja.
Kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale, por dihet se ata më parë kanë shkuar në ndërmjetësim për të hartuar një marrëveshje për kujdestarinë e pronës dhe fëmijëve.
Jonas dhe Turner tani ligjërisht mund të jenë përsëri beqarë, por të dy kanë lëvizur në këtë drejtim prej kohësh.
Pas njohjes në vitin 2016, ata u kurorëzuan në martesë në 2019 dhe janë prindër të dy vajzave.
Jonas bëri kërkesë për divorc në shtator të vitit 2023. Po atë muaj, Turner paditi Jonas dhe kërkoi që fëmijët e saj të ktheheshin në Angli.