John Cena i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ai është shfaqur në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit.
Me zarfin që mbante emrin e fituesit, Cena mbuloi pjesët intime, teksa u shfaq i zhveshur në teatrin Dolby.
Jimmy Kimmel e ndihmoi artistin, duke i sjellë një veshje, në mënyrë që të mund të hapte zarfin dhe të shpallte fituesin.
Ndërkohë Holly Waddington mori çmimin për dizajnin më të mirë të kostumeve.