NGA ROLAND QAFOKU

Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë. Nuk është vetëm ushtaraku me gradwn toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë luftw dhe nuk ështyë vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare.

Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony. Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane.

Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai I nënës së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA në Hollandë. Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon.

Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb