TIRANE – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka takuar qytetarët që e prisnin në sheshin përpara Muzeut Historik Kombëtar, ku ai zhvilloi një takim me të rinj të shoqërisë civile.

Mes qytetarëve të shumtë, sekretari John Kerry ka përfituar nga takimi me një shtetas kosovar, të cilit i ka thënë një mesazh për popullin e Kosovës. “Mesazhi im është vazhdoni të ecni përpara”- u shpreh kryediplomati amerikan.
Falënderimet për mikpritjen nuk munguan për Shqipërinë.
“Faleminderit shumë të gjithëve për miqësinë e Shqipërisë është e mrekullueshme që pata mundësi t’ju vizitoj. E vlerësojmë shumë ndihmën e Shqipërisë në kaq shumë gjëra dhe gjithashtu e admirojmë gjithçka që po punoni për të arritur. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Kerry.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: