Është në shitje për 1,35 milion dollarë albumi autografik i John Lennon për Mark David Chapman, burrit që vetëm disa orë më pas e vrau përpara shtëpisë së tij në New York.
Kopja e famshme e ‘Double Fantasy’ (disku që shënoi rikthimin e ish Beatles në muzikë), i është ofruar shtëpisë së ankandeve Moments in Time’.

Lennon, kujton site i Moments In Time, firmosi albumin mbi kërkesën e vrasësit të tij, pesë orë përpara se të goditej për vdekje në 8 dhjetor 1980, në hyrje të Dakota, pallatit të Upper West Side të Manhatanit, ku artisti jetonte së bashku me bashkëshorten Yoko Ono.

Kopja e Double Fantasy, me shenjat e gishtave të Chapman, u gjet më pas nga një kopshtar në një vazo lulesh, përpara oborrit të Dakota. Albumi u bë i famshëm falë pamjeve të tij, që atëherë bënë xhiron e botës, ku John Lennon ishte fotografuar në momentin teksa bënte autograf mbi një kopje të albumit të vrasësit të tij.

Fatlumi anonim i cili gjeti albumin vendosi t’ja shesë në 1999, një blerësi privat, nëpërmjet Moments in Time.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: