Shqetësimi për shëndetin e Johnny Depp erdhi nga shtyrja e papritur e koncertit të tij në Budapest me Hollywood Vampires, grupin e tij me Alice Cooper.

Pak para se të dilte në skenë, yllit të Hollivudit i ra të fikët në dhomën e hotelit dhe duhej të vinte një mjek. Depp nuk arriti dot as në skenë.

Arena ishte e mbushur me fansa, disa prej të cilëve udhëtuan qindra kilometra për të parë koncertin. Një drejtues i stafit tregoi: Gjithçka ishte gati, skena ishte vendosur, ekuipazhi i prapaskenës ishte gati për festën. Askush nuk mendoi se mund të kishte një problem, veçanërisht pasi anëtarët e grupit kishin bërë konfigurimin e zërit që ishte planifikuar për pasdite.”

Lajmi po bën xhiron e internetit, pa u bërë me dije më shumë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht me aktorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb