Johnny Depp shfaqet në një video në Instagram që është bërë virale ditët e fundit. Arsyeja nuk është tjetër veçse protezat e reja të yllit, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga fansat e tij.

Në klip shfaqet aktori me pushime në Bahamas. Konkretisht, ai ndodhet në një lokal dhe teksa bisedon me klientët dhe anëtarët e stafit, duket buzëqeshja e tij e re.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rap Rap Zoilo (@killerbartender)

Prej disa vitesh fansat e Depp kanë komentuar disa herë për dhëmbët e dëmtuar që ai kishte, gjë që e rëndonte estetikisht imazhin e tij. Pas shumë daljeve të tij publike, ku objektivi ishte fokusuar në fytyrën e tij, komentet kishin vërshuar lumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: