Kryeministri britanik Boris Johnson i dërgoi një letër të panënshkruar Bashkimit Evropian (BE) të shtunën në mbrëmje duke kërkuar shtyrjen e Brexit-it, i cili në është paraparë të ndodhë më 31 tetor.


Letra iu dërgua presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, me detyrim nga deputetët britanikë pas votimit të mbrëmshëm, dhe në vend të firmës me emrin e Johnson qëndronte vetëm “Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”.


Përveç kësaj, Johnson dërgoi një letër tjetër duke u kërkuar zyrtarëve të BE-së të mos e mundësojnë këtë shtyrje sepse kjo do të ishte “gabim”.


Tusk konfirmoi se ka pranuar kërkesë nga Londra për shtyerjen e Brexit-it, duke shtuar se tani do të zhvillojnë konsultime me liderët e BE-së.

Deputetët në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të shtunën votuan për shtyerjen e votimit për marrëveshjen Brexit me BE-në. Me këtë, ata penguan planin e qeverisë për largim nga blloku evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje dhe e detyruan kryeministrin të kërkojë shtyrjen e Brexit-it.

Britania është paraparë të largohet nga BE-ja më 31 tetor nëse marrëveshja ratifikohet nga britanikët dhe parlamentet e 27 vendeve anëtare të BE-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb