TIRANE – Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka ka anuluar në momentin e fundit pjesëmarrjen e saj në spektaklin e humorit “Apartamenti 2xl”. Lajmi është bërë i ditur nga aktori Julian Deda, i cili shkruan në faqen e tij në “Facebook” se Joleza Koka sapo i shtoi vetes një gafë tjetër në CV-në e saj.

“Zbythje në moment të fundit. Ky ishte Apartamenti për sonte. Ju faleminderit të gjithëve që na ndoqët. Nëse tani po pyesni veten, se “pse nuk kishim të ftuar ketë natë?”, keni shumë të drejtë. Jam i detyruar të sqaroj publikun tonë të dashur, se kësaj rradhe në 2xL ishte e ftuar Joleza Koka, por pasi ramë dakort për pjesën e saj, me të cilën do dilte para publikut, ajo pritur dhe pa arsye vendosi të mos vinte në shfaqje. Nuk e di a ishte vendimi i saj apo dikush i tha që “mos shko aty se do lësh nam”, por fakt është, që ajo e braktisi në minuta të fundit spektaklin, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë i ftuar deri më sot. Për një gjë të jesh e sigurte moj vajzë, nëse këtë e bëre për tu ruajtur se mos të tallnin njerëzit, e luajte gabim lojën, sepse tani do të të tallin më shumë. Sapo i shtove vetes një gafë tjetër në CV-në tende. P.s. Ah, edhe një detaj tjeter. Kur erdhi në prova, mu drejtua mua dhe më tha: “Ty s’duhet ma ta dhon dorën se je me PD”….! Kjo është gjenerata tjetër. Lesh me qime, moj Fatime,”-shkruan Julian Deda në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: