HOLLYWOOD- Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt ndihen të tmerruar nga fakti se fëmijët e çiftit, dëshirojnë të kenë tatuazhe si e ëma e tyre.

Në një intervistë për revistën Radio Times, aktorja shprehet se dëshiron të ardhme tjetër për fëmijët e saj, duke mos i përzierë ata me botën e filmave.

Aktorja shton se, kurioziteti i tyre prej fëmije i bën ata të duan profesionet e prindërve.

39 –vjeçarja ka të paktën 17 tatuazhe të ndryshme në trupin e saj, ndërsa bashkëshorti Pitt 12 të tillë.

Por pavarësisht kësaj, duket se ata duan që fëmijët të mos i ndjekin në këtë rrugë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb