Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake dhe Millie Bobby Brown u martuan pak kohë më parë dhe dha detaje rreth dasmës.
Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën e 22-vjeçarit Jake Bon Jovi dhe yllit 20-vjeçar të ‘Stranger Things’: “Ishte një martesë shumë e vogël familjare dhe nusja ishte e bukur dhe Jake është i lumtur”.
Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut, me unazat e martesës dhe kështu u përhap lajmi se ata janë martuar. Disa ditë më parë, The Sun raportoi se Brown dhe Bon Jovi “lidhën kurorë në një ceremoni top-sekret fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe diku më vonë këtë vit.”
Millie Bobby Brown, Jake Bongiovi Flaunt Rings, First Pics Since Wedding | Click to read more 👇 https://t.co/MySG7DoRTF
— TMZ (@TMZ) May 25, 2024
Të dy filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar, siç njoftuan në rrjetet sociale.
Propozimi për martesë
Kur aktorja ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe kur ai i kërkoi asaj të përshkruante propozimin për martesë, Brown theksoi: ” Nuk ia kam thënë askujt këtë, por mendoj se “Fallon është më i miri”. Mendoj se është një histori shumë e bukur për tu treguar. Në thelb, Jake dhe unë u lidhëm përmes zhytjes. Ne e duam zhytjen, i kemi marrë diplomat bashkë.’
Më pas 20-vjeçarja tha se një ditë, partneri i saj i tha: “Duhet të ngrihesh në orën 8:00 të mëngjesit, ne do të zhytemi”, dhe shtoi: “8 e mëngjesit, zhytje?’ Dhe më thotë “do shkojmë në të njëjtin vend ku shkojmë zakonisht”. Unë i them “është e mërzitshme, le të shkojmë diku tjetër. Ai më thotë: “jo, duhet të shkojmë aty”. Shkuam dhe më dha një guaskë. Ndërsa e kthej, shoh një unazë. E pashë dhe thashë po.’
Propozimi pothuajse nuk përfundoi mirë, pasi Millie Bobby Brown tha: “Kur shkova t’i tregoja unazën në dorën time, ajo më ra nga gishti aq shpejt sa ishte si një skenë nga një film”.
(BalkanWeb)