TIRANE – Jona Spahiu u bë nënë vetëm pak ditë më pare. Moderatorja shqiptare deri ditën e djeshme nuk kishte folur publikisht për djalin e saj. Më anë
në një videoje të veçantë ajo na tregoi disa nga momentet më emocionuese të ditës më të bukur për të, ditën kur erdhi në jetë vogëlushi i saj.

Jona Spahiu ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të na prezantojë të gjithëve Raiden Ymerin. Vogëlushi i saj, që erdhi si fryt i dashurisë me Frenklin, do të quhet kështu dhe mami Jona ka publikuar një video në profilin e saj në instagram që me siguri do t’ju përlotë.

“Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”, shkruan ajo krah vodeos së postuar në Instagram.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb