TIRANE

Prej disa kohësh është përfolur se Romeo dhe Jonida janë në një lidhje, pavarësisht se janë kapur disa herë mat, asnjëri prej tyre nuk ka pohuar asgjë. Por tashmë duket se ka ardhur momenti i të vërtetës!

Romeo, Donaldi dhe Bora Zemani do të nisin programin e tyre të ri “Treshat”, ku e ftuar në puntatë të parë është dhe Jonida Maliqi.
Moderatorja ka publikuar një video ku shihen fragmente nga ky format i ri.

Tek promo vihet re se në një pjesë të emisionit, Romeo i ka dhuruar një puthje Jonida Maliqit. Mesa duket tashmë çifti nuk fshihet më dhe kanë vendosur mos ti kursejnë as puthjet në publik.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: