TIRANE

Ndërkohë që Jonida Maliqi po përgatitet për performancën e sotme në natën finale të Eurovision, në media janë rikthyer lajmet për një lidhje të mundshme të saj me aktorin Romeo Veshaj. Lidhja midis personazheve publik është përfolur prej muajsh, por deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Gjatë këtyre muajve, ata nuk i mohuan thashethet, por as folën publikisht për marrëdhënien e tyre, duke e lënë evazive, si misteri që do zbardhet me kohën. Ndërkohë që miq të tyre të afërt kanë thënë për “Panorama Plus” se ata kalojnë shumë kohë bashkë në jetën e përditshme, duke mos përjashtuar faktin që fotografët e kapën Romeon në Pallatin e Kongreseve, për të festuar fitoren e Jonidës në Festivalin e RTSH-së me këngën “Ktheju tokës”.

Ishte pikërisht kjo fitore që i dha mundësinë Jonidës të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian, kur ajo të enjten arriti të kualifikohet në finalen që pritet të mbahet sot në mbrëmje në Tel Aviv. Direkt pas kualifikimit, Romeo postoi një foto të Jonidës si finaliste, tashmë me diçiturën “Grushti i parë, shihemi të shtunën!”. Ky ishte postimi i dytë që dëshmon mbështetjen hapur të tij që i bën Jonidës, pas atij disa orë para konkurrimit në natën e dytë gjysmëfinale.

Romeo postoi një video të Jonida Maliqit në Eurovizion, të shoqëruar me statusin: “Data 16 maj erdhi! Për të gjithë ju që ndodheni jashtë trojeve tona, erdhi momenti të tregojmë sa shqiptarë jemi! Votoni tokën tuaj, votoni 14- tën, votoni Jonida Maliqi!”, shkruante ai, duke e shoqëruar me hashtag titullin e këngës “Ktheju tokës” dhe emrin Jonida Maliqi, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion.
Ndërsa ditën e sotme ai postoi në Instastory” Sa shqiptarë jemi e tregojmë sot. 18 maj votoni numrin 2″- shkruan ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb