TIRANE

Jonida Maliqi u rendit e 18-ta në finalen e festivalit më të rëndësishëm europian, Eurovizion. Ajo e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’, e cila fitoi zemrat e publikut në mbarë kontinentin.

Edhe pse festivali ka përfunduar, përjetimet speciale dhe pozitive që ka ndjerë gjatë rrugëtimi, këngëtarja shqiptare vazhdon t’i ndajë me të gjithë.

Një prej tyre është edhe momenti i shortit për finalen e madhe. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një video të re në Instagram, ku shkruan: “Një nga momentet më të lumtura pas kualifikimit në finale, gjatë konferencës për shtyp dhe hedhjes së shortit” Kujtojmë se këngëtarja shqiptare performoi e dyta në finalen e madhe të ‘Eurovision 2019’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb