TIRANE

Mbrëmjen e kaluar të gjithë shqiptarët janë gëzuar pafund nga kualifikimi I Jonida Maliqit në finalen e Eurovizionit. Intepretimi live i këngës “Ktheju Tokës” çoi Shqipërinë në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Pas emocioneve të mëdha që përjetoi mbrëmë në gjysmëfinale, Jonida ka disa fjalë për të thënë për këtë eksperiencë, por edhe për finalen e madhe të së shtunës. Përfaqësimi i vendit tonë me këngën dedikuar emigrimit, u prit shumë mirë sidomos nga publiku europian.

Untitled 1
Untitled 1

“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”,-ka shkruar Jonida në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb