TEL AVIV

Jonida Maliqi  ka performuar në finale në skenën e “Eurvizionit” në Izrael. Ajo ka shkëlqyer edhe në performancën e sotme përpara publikut mbarë-europian.

Maliqi u prit me duartrokitje të shumta. Koreografia e saj ishte e mahnitshme, ndërsa u prit mjaft përzemërsisht. Shqipëria kaloi në finale dy ditë më parë, ku Shqipëria e mori këtë të drejtë pas votave të mbërritura në festival.

Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht edhe nga publiku. Në përfundim ajo uroi në shqip, publikun që e duartrokiti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb