TIRANE – Jonida Shehu është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar e cila sëfundmi shfaqej çdo pasdite në ekranin e Top Channel, me tema gjithnjë të larmishme.

Por sipas informacioneve Jonida është larguar përfundimisht nga ky emision që ditën e premte dhe ky është një vendim që sipas saj nuk do të ketë kthim pas.
E kontaktuar nga “Panorama” ajo u shpreh: Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty.

Ky vendim është i pakthyeshëm”.Ditën e sotme Jonida nuk do të shfaqet më në “Padite në Top Channel”, ndërkohë mbetet për t’u parë se ku do të zgjedhe të bëjë daljen e radhës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: