Jordania ka rihapur hapësirën e saj ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit fqinj, njoftoi sot autoriteti i aviacionit civil të monarkisë, pas një mbylljeje prej rreth dhjetë orësh.
“Aeroportet dhe linjat ajrore janë rikthyer në normalitet”, tha një zyrtar i aviacionit për stacionin televiziv jordanez “al-Mamlaka”.
Jordania mbylli hapësirën e saj ajrore dje në mbrëmje për shkak të tensioneve ushtarake. Vendimi i autoritetit u mor për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe tensioneve rajonale.
Gjatë sulmit iranian ndaj Izraelit dje në mbrëmje, pjesë të raketave të lëshuara thuhet se ranë nga qielli në Jordani.