Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se ekonomia shqiptare po shkon drejt pikiatës dhe kjo shton ajo,  faktohet nga  rënia e eksporteve në 75 për qind të grupeve  që kanë peshën dhe rolin kryesor në ekonominë shqiptare.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Tabako  thotë se qeveria iu ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe social bizneseve për shkak të emetimit të parave të drogës.

“Ekonomia në pikiatë!Rënia e eksporteve në 75% të grupeve që kanë peshën më të madhe të tyre në vend, po u tregon shqiptarëve se çfarë dëmi të madh ekonomik dhe social u ka prodhuar qeveria bizneseve dhe qytetarëve. Biznese që kanë numër të lartë punësimi dhe shërbimesh janë gjendur për mbi një vit nën presionin e një kursi këmbimi jo të favorshëm si pasojë e futjes së parave të drogës në treg. Rritja e taksave me 50% ka sjellë rritje te kostove te prodhimit/renia e euros ka sjelle renie te fitimit me 11%.

Paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët. Shumë firma kanë marrë më pak të ardhura si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, duke sjellë për rrjedhojë më pak të ardhura edhe jo rritje pagash tek punonjësit. Më pak para për t’u ri-investuar në kompanitë përkatëse. -​Të dhënat nga statistikat raportojnë se nuk kemi politika për rritje pagash si në sektorin privat edhe në atë publik. Nga buxheti I shtetit raportohet se pagat në sektorin public kanë pasur rritjen më të vogël që prej vitit 1993. Pra rritja në vitin e 5 rilindas është e barabartë sa rritja e pagave pas 50 viteve diktaturë.

Kjo ulje e të ardhurave të qytetarëve është shoqëruar dhe me uljen e konsumit dhe blerjeve. Sipas të dhënave nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga TVSH-ja gjatë janarit ishin me një rënie rreth 2 milionë euro në raport me një vit më parë. Praktikisht të ardhurat në rënie nga TVSH konfirmojnë rënien e konsumit të qytetarëve si pasojë e të ardhurave më të ulëta dhe shpenzimeve gjithnjë e në rritje nga familjet. Të njëjtën tendencë kanë ndjekur të ardhurat e buxhetit te shtetit me rënie rreth 120 milionë euro me pak se parashikimi ne 2018.

Kjo situatë ka nisur që në vitin 2014, me paraqitjen e politikës së parë fiskale anti-treg, që nisi të ndjehej me situatën komplekse të rënies së inflacionit, uljes së prodhimit dhe emigrimit. Ama në sipërfaqe nisi të bëhej më evidente në vitin 2017, e këtë e konfirmon INSTAT sipas të cilit shitjet e bizneseve të vogla familjare kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%. Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve të vogla pak më të mëdha (5 deri në 9 të punësuar) me 19 miliardë lekë.

Të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë e ndërtimit të lidhura me paratë e pista. Ata që në fakt po prishin dhe po shkatërrojnë tregun e lirë në kurriz të bizneseve të ndershme. Këto kompani janë ata që sot sponsorizojnë dhe duan të mbajnë në këmbë qeverinë”, shruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb