TIRANE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në studion e lajmeve në News24 ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret të sjelli në jetë. E pyetur në studion e lajmeve rreth pritjes së ëmbël, ish-deputetja ka zbuluar se pas dy vajzave binjake do të sjellë në jetë një djalë.


Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate.


Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare. Në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy vajzave binjake. Ndërkohë, edhe pse shtatzënë duket se Jorida nuk i ka braktisur për asnjë moment protestat e opozitës, duke duruar edhe gazin lotjsellës që hedh policia.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb