Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, takoi sot minatorët që prej më shumë se 1500 ditësh protestojnë përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar njohjen e statusit të tyre të posaçëm. Takimi vjen pas premtimit të bërë disa javë më parë nga Tabaku, ku ajo u zotua për një propozim ligjor për minatorët, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend, i nënshkruar edhe nga dhjetë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, Tabaku iu bashkua protestuesve, duke iu prezantuar draftin e ligjit për statusin e minatorit. “T ani është momenti të shtyjmë përpara me presion qeverinë dhe mazhorancën socialiste, që ua kanë premtuar dhe ende nuk ua kanë plotësuar, ” u shpreh ajo.

Propozimi i PD-së synon t’u japë minatorëve statusin dhe mbështetjen që kërkojnë prej kohësh, duke garantuar të drejtat dhe mbrojtjen sociale të nevojshme për punën e tyre të rrezikshme dhe të palodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb