Zvicra eliminoi Italinë në Europian, pas suksesit 2-0. Për këtë temë, foli trajneri i njohur, Mirel Josa në  “Euro 24” në News 24.

“Italia? Nuk e prisja një skuadër të tillë. Lojtarët axurr ishin të tjetërsuar. 3 lojtarë nuk pritej të luanin, si Faggioli apo El Shaaraëy. Edhe Zvicra është ekip me stabilitet. Prisnim Zvicër të fortë, por jo që Italia mos të shkojë fare në portë. Italia i shtoi problemet e veta.

“Kemi El Sharawyn, Chiesan dhe Faggiolin që bën shumë keq. Lërë më pas, për të mos folur për Scamaccan. Scamacca ishte tejet i veçuar, kontaktet me topin i kishte shumë gabim. Zvicra bëri shumë mirë, kanë një pikë referimi si Xhaka” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb