Rinovimi i mundshëm i trajnerit Sylvinho me Kombëtaren mbetet për momentin një nga çështjet më të rëndësishme të futbollit vendin tonë. Për këtë temë, ka dhënë opinionin e tij, Mirel Josa, në  “Euro 24” në News 24.

“Gjitha gjërat më duken të logjikshme, rinovimi duhet të ishte kryer më parë. Nga momenti që kur palët janë të kënaqura, rinovimi duhet të vinte. Trajneri erdhi dhe u vlerësua shumë puna e tij. Edhe nga ata që kishin pikëpyetje, i tregoi të gjithëve që unë po e bëj këtë punë dhe po e bëj mirë. Ai ndryshoi edhe mënyrën e rreshtimit të skuadrës” – tha ai.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb