Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka preferuar të jetojë në një hotel dhe jo të blejë shtëpi në Angli.

Portugezi jeton në hotel “Lowry”, ku një natë akomodimi kushton jo më pak se 600 funte. Mourinho ka plot 825 ditë që ka mbërritur në Manchester, ndërsa akomodimi i ka kushtuar rreth 500 mijë euro portugezit.

Hoteli “Lowry” është edhe një vend grumbullimi për ekipin kur ai luan ndeshjet në shtëpi. Kontrata e tij është e parashikuar deri në vitin 2020, por prej kohësh ka polemika të shtuara në Angli, të cilat e kanë shigjetuar jo pak teknikun për rezultate të dobëta në drejtimin e Manchesterit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb