Luka Jovic është blerja e parë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm Pritet vetëm zyrtarizimi, por mediat pranë klubit madrilen janë të sigurta, madje japin edhe detajet e transferimit të sulmuesit serb në “Santiago Bernabeu”. I ndjekur prej kohësh nga “los blancos” si dhe objektiv I shumë klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, përfshirë edhe rivalët e përjetshëm të Barcelonës, futbollisti ka vendosur të zgjedhë skuadrën e Zinedine Zidane për të vazhduar karrierën.

1557867270 799098 1557867594 Noticia Normal
1557867270 799098 1557867594 Noticia Normal

Për këtë lëvizje një rol të rëndësishëm kanë financat, pasi për kartonin e tij, Reali Madridit do të derdhë në arkat e Eintracht Frankfurt rreth 70 milion euro përfshirë edhe bonuset. Ndërkohë, Jovic do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe sipas të përditëshmes spanjolle “AS” do të prezantohet në Madrid javën e ardhshme, menjëhrë pas mbylljes së sezonit në Bundesligë. Me transferimin e parë të finalizuar, klubi “los blancos” po punon për atë që do të jetë edhe një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Eden Hazard.

Fotboll, Premier League, Chelsea Watford
Fotboll, Premier League, Chelsea Watford

Palët kanë rënë parimisht dakord, ndërsa ende duhet kaluar disa pengesa për të arritur deri te firma në kontratë. Për futbollistin belg, Reali Madridit do të paguajë 125 milion euro. Dy emra të tjerë të vendosur në listën e blerjes nga trajneri Zidane janë ato të Paul Pogla dhe mbrojtësit brazilian Militao.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb