TIRANË

Pak orë pas mbështetjes së dhënë për opozitën nga Presidenti i Partive Europiane, Jozef Daul, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas Berishës, fjalët e shkruara nga Jozef Daul janë një ndihmë e madhe për opozitën shqiptare kur kanë mbetur pak ditë nga protesta e 16 shkurtit.

“Mbeshtetje e madhe per opoziten ne prag te 16 shkurtit! Jozef Daul, Presidenti i PPE: Të drejtat e opozitës duhen respektuar, Shqetësuese demokracia në Shqiperi,blerja e votave, e papranueshme! Te dashur miq, ne prag te cunamit mbare popullor kunder regjimit te kakistokracise, nje mbeshtetje e madhe dhe e fuqishme i vjen PD dhe opozites shqiptare nga Presidenti i Partise Popullore Europiane, Jozef Daul, i cili deklaron sot se:

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.”

I am concerned about the state of #Albania’s democracy. Any future #elections must be free & fair, buying votes is unacceptable. Rights of opposition must be respected in parliament. More efforts needed to fight crime & corruption, including implementing the decriminalisation laë”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: