TIRANE- Jozefina Toalli, një nga zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, sidomos pas humbjes në zgjedhje, paralajmëroi një dalje për mediat sot në orën 14:00.

“Nuk pranon barazi në garë. Nuk pranon rregulla të barabarta, nuk pranon konkurrentë idesh e personalitetesh. Nuk pranon debat. Basha tmerrohet nga forumi se tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Këto janë kushte të panegociushme. I bëj thirrje Bashës të çlirojë pengmarrjen e partisë para se të provojë zemërimin e demokratëve. U bëj thirrje demokratëve të bëhemi bashkë të mbrohemi nga pengmarrësit. I them që është koha të mbrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin prej dekadash,” tha Topalli në konferencë.

Konferenca e saj pritej me interes të madh pas situatës së krijuar në PD, që pasi kryetari Basha hapi garën për kryesimin e partisë.

Kujtojmë këtu se pas humbjes së thellë të PD-së, Topalli shpërtheu me një status kundër Lulzim Bashës, duke bërë thirrje për protesta deri në largimin e tij nga kreu i PD-së. Ajo e akuzon Bashën se po e çon PD-në në greminë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: