TIRANË – Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndjekur me vëmendje sot, akuzat e lëshuara nga deputeti Tom Doshi, kundërshtari i saj më i madh politik dhe duke iu referuar atyre, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeparlamentarit Ilir Meta.

“Një person i akuzuar si pagator për vrasjen e 2 deputetëve, nuk mund të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë,” – bën thirrje Topalli në Fb. – “Dorëheqje, sa për fillim! Asnjë politikan shqiptar në këto 25 vjet nuk është akuzuar siç u akuzua Ilir Meta sot! A janë akuzat e vërteta? Këtë le ta zgjidhë drejtësia! Por, derisa drejtesia të veprojë, si ish-Kryetare e Kuvendit kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës,” – ka theksuar ajo..

Ish-Kryetarja e Kuvendit reagoi pa mëdyshje pas përjashtimit të Doshit nga PS-ja, por në mënyrë tepër konçize dhe të padresuar: “Mafia është heshtja! Nuk keni parë asgjë akoma!” Realisht, fjalinë e dytë ajo e përdori me ironi, pasi ia huazoi atë pikërisht Kryeministrit. Shprehjen “ e famshme” tashmë, Topalli e ka risjellë si për t’i deklaruar Doshit sesa të vërteta kanë qënë akuzat e saj për Ramën që nga dita kur ai u zgjodh në krye të PS-së dhe më lart.

Ish-kryeparlamentarja, në zgjedhjet e 23 Qershorit, kryesonte listën e kandidatëve të PD-së në Shkodër, por atje u sulmua mjaft ashpër nga Tom Doshi dhe pësoi humbje pikërisht në bastionet ku kishte dalë fitimtare disa herë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb