TIRANË – Politikania e njohur Jozefina Topalli u ka prezantuar miqve të saj në Fb, nënën e saj.

Gruaja e fortë, që s’ka pasur droje të përballet me burrat e fortë të shtetit dhe të politikës, shfaqet në këtë foto e ëmbël si asnjëherë me gruan e moshuar që buzëqesh me dashuri pranë saj.

Fotografia e Topallit me nënën e saj ka dhe përshkrimin: “Nanës sime! Heroinës sime, më të dashurës në botë!” dhe është publikuar në rrjetin social pikërisht më 8 mars, si një xhest krenarie.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: