TIRANE
Disa komente të bëra nga Jozi gjatë javës dhe të transmetuara në spektaklin e së shtunës lënduan Rozanën.
“Kur nis të flas, ose s’flas fare ose kur të flas, e prek në pikën më të dobët, në pikën më të keqe. E njoh familjarisht prej 25 vitesh kur ka qenë andej. Përulu para meje se nëse të them unë diçka ty, t’i lut Zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Nuk mundet të më tregojë mua live-t, kjo nuk është këngëtare live, kjo është stonaturë… kjo është ulur në lloj-lloj karrige, e ka fituar festivale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha“, u shpreh Jozi gjatë një bisede me Aldon.
Pasi pa klipin, këngëtarja kërkoi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP…
“Më vjen turp që e ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli. Dua ta pyes Jozin ku më njeh, si më njeh, çfarë di për mua, a mendon ky që kam një njeri jashtë që më pret. A i vjen turp, a ka nënë, a ka motër? Është i vetmi djalë i shtëpisë me të cilin nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme. E kam dashur që në momentin e parë që ka hyrë në shtëpi. Vetëm i kam qeshur dha ja si ta shpërblen. Mua që ditën që më ka vdekur im atë, nuk kam lejuar asnjë mashkull që të më shkelë me këmbë, kam punuar vetë. Kam mbetur pa bukë, pa cigare dhe nuk ia kam shtrirë dorën askujt. Nuk e përballoj dot sepse kam punuar fort për të qenë kjo që jam dhe nuk e duroj dot këtë peshë mbi trup. Kam aty jashtë një njeri që është 12 vite me mua, që nuk e dëgjova, por erdha për të bërë një lojë. Dua të kërkoj publikisht të lë shtëpinë e Big Brother“, u shpreh Rozana mes lotësh.
Megjithatë, pas bisedës me moderatorin Ledion Liço dhe dy opinionistëve Arbër Hajdari e Neda Balluku si dhe reflektimit për qëndrimin në shtëpi, Rozana vendosi të vazhdojë garën.
Ajo falenderoi partnerin e saj, që sikurse tha, prej 12 vitesh e ka lënë të lirë dhe e ka mbështetur në çdo hap si dhe familjen.