Koreano-jugorët janë populli aziatik që konsumojnë më shumë alkool. Shitja e pilulave, mjekimeve dhe produkteve kozmetike tek femrat që duan të duken mirë edhe pas një nate teprimi me pijen, gjeneron çdo vit 126 milionë dollarë.

“Kisha pirë shumë një natë përpara, ndaj dhe thashë ta provoj akulloren e re. Ishte mjaft e lehtë, nuk kishte shijen e barnave mjekësore që kanë ato pijet kundër dehjes. Ishte e këndshme”, thotë një kuzhinier.

Akullorja përmban 0.7% lëng nga e ashtuquajtura pemë orientale stafidheje, element ky i gjendur në një përmbledhje koreane recetash të shekullit të 17, e që përfshihet edhe në disa pije vendase kundër pasojave të alkoolit.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014, një koreano-jugor konsumon mesatarisht 12,3 litra alkool të pastër në vit. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: