Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për mediat mbajtur nga selia rozë deklaroi se ata që kanë votuar sot i kanë dhënë një goditje fantazmës të së shkuarës.


Ai iu drejtua votuesve të sotëm me shprehjen: “Ju dua shumë fare”. Rama falënderoi edhe familjarët e tij, duke thënë se e kanë mbështetur në këtë rrugë.


“Respekt për të gjithë ata që nuk votuan, por që kanë mbështetur dhe mbësntesin Shqipërinë demokratike dhe ndershmërinë.

Ndërsa për socialistët dhe progresistët, ata që më kanë dërguar mesazhe të panumërta inkurajimi, e deri te ata që mbytën sot fantazmën e dhunës, nuk gjej dot fjalë që përcjell atë që ndjej. Ju dua shumë fare. Falënderoj Lindën, Gregun, Rean dhe nënës sime. Rroftë shqiptaria, rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

(d.xh/Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb