Kandidatja humbëse për presidente të Amerikës, Kamala Harris mbajti fjalimin e saj përpara mbështetësve të saj. Ajo kishte një mesazh edhe për të rinjtë.
Harris tha se të rinjtë nuk duhet që të dëshpërohen. Ajo tha se të rinjtë duhet që të luftojnë për veten, për të tjerët, për lirinë dhe dinjitetin.
Kamala Harris: Për të rinjtë që po na shohin. Ju dua shumë. Ndonjëherë beteja do pak kohë. Kurrë mos hiqni dorë, ju keni pushtet dhe mos dëgjoni asnjëherë kur dikush ju thotë është e pamundur se nuk është bërë më parë. Mos u dëshpëroni.
Kjo nuk është kohë që të ngremë duart lart, por është koha që të organizohemi, të mobilizohemi dhe të qëndrojmë në lojë për të drejtën dhe lirinë. Të luftojmë për veten dhe të tjerët.
(Balkanweb)