Të tjera detaje dalin në dritë nga pengmarrja dhe më pas vrasja e Jan Prengës. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi për ‘BalkanWeb’ se urdhëruesi i pengmarrjess, Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në një burg në Ekuador, i premtoi familjes që do ta lironte pengun nëse atij i kthehej sasia e kokainës që i kishte marrë vëllai i Jan Prengës, Astriti, madje i kishte dhënë atyre edhe besën.
“Unë e di si janë ndarë gjërat. Por unë ju jap juve besën, ktheni besen tuaj. Astrit dhe shoku i tij Shullani, të kthejnë drogën, dhe pengu do të lirohet.”, kjo ka qenë besa që i ka dhënë Dritan Rexhepi, vëllait të pengut, Ndrekë Prengës (Ne burg e Britanine e Madhe). Lala raporton se pasi kishin biseduar disa herë në telefon dhe pasi familja i vuri kusht, Astrit Prenga i kishte kthyer Rexhepit një pjesë të kokainës që kishte marrë dhe një sasi prej 700 eurosh. Pavarësisht fjalës së dhënë, gazetarja tregon se Dritan Rexhepi pasi kishte kontaktuara me Ndrekë Prengën, i kishte komunikuar atij se diçka nuk kishte shkuar sipas fjalës së tij.
“Astriti kthimin e drogës e bëri tek disa persona nga Polonia. 106 kg kokainë dhe 700 mijë euro. Ndrekë Prenga i telefonoi Dritan Rexhepit dhe i kërkoi llogari se pse nuk është liruar pengu. Pasi e telefonoi Rexhepi, ky i fundit thotë se; Ata më kanë lëvizur nga fjala. (Duke nenkutpaur grupn kriminal qe kishte marre peng Jan Prengen) Por duke qenë se të kam dhënë besën, po të jap emrat e atyre që e kanë marrë peng vëllain tënd”, -raporton Klodiana Lala.
Po ashtu prokuroria ka zbardhur dhe dëshminë e gruas së Altin Hajri, një i shumëkërkuar si ‘truri’ i rrëmbimit të Jan Prengës. Ajo pohoi se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri në 30 dhjetor të 2019-ën, pasi kishte qëndruar dy vite në burg në Holandë. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë janë arrestuar 5 persona, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja si dhe Festim Bexhdili.
49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.
(BalkanWeb)