FIER – Policia e Fierit ka kapur në flagrancë 3 persona të cilët do të shisnin drogë. Ndalimi i tyre u bë në Roskovec teksa po tentohej te kryhej shitja e lendes narkotike, kanabis sativa.

Nga hetimi nje javor i policise dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale jane siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit ne prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.

Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian  Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimi e vendndodhjes se tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: