Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet e tyre, theksoi kompania në një deklaratë për shtyp.

SmartThings Tracker është një lidhje përmes rrjetit Lte dhe mund të jetë i lidhur me një kabëll tek një çantë, valixhe ose me çelësat e shtëpisë, por edhe në qafën e një kafshe shtëpiake duke monitoruar gjurmët përmes sistemit GPS.

Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS.
Është gjithashtu e mundur të përcaktojë një zonë specifike jashtë të cilës pajisja dërgon një sinjal akustik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb